TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Qershor 2023, 11:44

“Marrëveshja me Tiranën zyrtare po jep efekt”, ministri britanik i Emigracionit: Qindra shqiptar po kthehen, por shumë janë arratisur

Shkruar nga Pamfleti

“Marrëveshja me Tiranën zyrtare po jep efekt”, ministri

Ministri britanik i imigracionit Robert Jenrick është shprehur se qindra emigrantë janë kthyer deri më tani në Shqipëri në bazë të marrëveshjes së arritur me Tiranën zyrtare.

Në një intervistë për “Sky news”, Jenrick fillimisht tha se "mijëra" emigrantë të paligjshëm po ktheheshin në Shqipëri, ndërkohë më pas sqaroi se aktualisht vetëm disa "qindra" ishin vendosur në fluturimet e rënë dakord në dhjetor të vitit të kaluar.

Ai tha se janë ende ditët e para, por shtoi se procesi ka pasur problemet e saj, pasi shumë prej emigrantëve nxjerrin pretendime të minutës së fundit. Ai gjithashtu pranoi se shumë emigrantë ndodheshin aktualisht në hotele ose ishin arratisur.

I pyetur se sa njerëz të cilët kanë mbërritur me varka të vogla janë kthyer në Shqipëri?"

Ministri britanik tha se mijëra shqiptarë po kthehen në Shqipëri, por jo vetëm ata të kapur në varka, ai shtoi se kjo shifër përfshinte edhe kriminelë, dhe jo vetëm ata që mbërritën përtej Kanalit.

"Epo, janë qindra shqiptarë që kanë mbërritur që janë vendosur në ato fluturime. Në prill mbi 1000 shtetas shqiptarë janë kthyer që nga dhjetori - por kjo përfshin azilkërkuesit e refuzuar, të dënuarit dhe kthimet vullnetare", tha ai.

Jenrick e përshkroi marrëveshjen si një marrëveshje "të standardit të arit", e cila po sheh "mijëra emigrantë të paligjshëm shqiptarë të kthehen në shtëpi dhe se numri i ardhjes së tyre nëpërmjet kanalit ka rënë ndjeshëm.

Kujtojmë se në dhjetor të vitit të kaluar, Rishi Sunak dhe kryeministri Edi Rama, ranë dakord të "rrisin bashkëpunimin" në tre fusha - "çështjet e sigurisë dhe punët e brendshme (me fokusin kryesor në luftën kundër krimit të organizuar dhe imigracionit të paligjshëm); rritja e investimeve; inovacioni, rinia dhe arsimi".

Kjo përfshinte ngritjen e një "task force të përbashkët migracioni" midis dy vendeve për "menaxhimin e migrimit të paligjshëm të shtetasve shqiptarë në MB"./SkyNews

britania emigrantët shqiptarë

Lini një Përgjigje