TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Mars 2023, 17:00

1603 këshilltarët “sahanlëpirës” të bashkive që ngrenë kartonët: 2.7 milionë Euro pagesa në vit

Shkruar nga Pamfleti
1603 këshilltarët “sahanlëpirës” të
Këshilli i Bashkisë Tiranë

 

Në këshilla flasin vetëm krye-bashkiakët kur miratojnë tenderët, ndërsa këshilltarët ngrenë kartonët sipas urdhrave të kryetarëve të partive, por çdo muaj paguhen me 10% të pagës së krye-bashkiakut, madje me kartonët që kanë zgjidhin edhe punët e tyre...

Këshilltarët e bashkive, ligjërisht përfaqësojnë interesat e qytetarëve që i votojnë, por dihet që bëjnë të kundërtën, mbasi janë “mumje” e sahanlëpirës zyrtarë të qeverisë e ish-pushtetarë të opozitës, të emëruar nga kryetarët e partive dhe u shërbejnë vetëm interesave të tyre.

P.sh., në listën emërore të kandidatëve të PS për Këshillin Bashkiak-Tiranë e në 60 bashki të tjera, janë vendosur zv/ministra, drejtorë, ish-kryebashkiakë, prefektë, këshilltarë të Kryeministrit e ministrave, familjarë të krerëve të partisë dhe biznesmenë të tipit Luan Bregasi, ortak i Irfan Hysenbelliut.

Edhe në listën e përbashkët të grupit “Bashkë Fitojmë”, Saliu e Iliri në krye të listave kanë vendosur ish-zyrtarë pushteti, familjarë të tyre e biznesmenë të lidhur në interesa personale më ta, madje në listat e PS dhe të PD janë futur edhe familjarë të kriminelëve.

Për rolin “mumje” që ngrenë kartonët, përveç interesave personale kundrejt votave zgjidhin me kryetarët e bashkive e qeverinë, këshilltarët marrin pagesa mujore nga taksat e qytetarëve.

Sipas nenit 51, të ligjit për pushtetin vendor, këshilltarët paguhen çdo muaj, sa 10% e pagës mujore të Kryetarit të Bashkisë përkatëse, që në Tiranë është 180 mijë lekë në muaj.

Në bashkitë Durrës, Fier, Vlorë, Shkodër, Lezhë, Berat, Korçë, Elbasan, etj., pagesa është 130 mijë lekë në muaj, ndërsa për këshilltarët në 13 bashkitë e vogla është 80-90 mijë lekë në muaj..

Llogaria financiare e pagesave të tyre, nuk është e vogël, mbasi në 61 bashki janë 1306 këshilltarë, të cilët marrin 2.7 milionë Euro pagesa në vit.

Mirëpo përveç këtyre pagesave, kryetarët e 61 bashkive dhe nga 2, 4, 5 këshilltarë në çdo bashki e 19 këshilltarë të Tiranës, paguhen edhe nga 180-250 mijë lekë në muaj në këshillat e qarqeve.

Dhe populli shkon i voton, megjithëse e di që këshilltarët u shërbejnë vetëm pazareve të pista të kryetarëve të partive, kryetarëve të bashkive, biznesmenëve me tenderë, banesa sociale, kredi pa interes, toka e fshirje taksash lokale në bizneset që kanë vetë.

Nuk themi të mos ketë këshilltarë, por gjersa janë manekinë që përdoren si kartonë interesash të krerëve të politikës e pushtetit, nuk është nevoja të jenë nga 20-60 të tillë në çdo bashki/Pamfleti


1603 këshilltarët “sahanlëpirës” të


1603 këshilltarët “sahanlëpirës” të

 

këshilltarë bashki pagesa sahanlëpirës

Lini një Përgjigje