TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Janar 2024, 08:05

“Viktima ka qenë e dhunuar”, avokatja: Xhemal Loka mund të dënohet 3-7 vite për ‘shkaktim vetëvrasje’ të Bedries

Shkruar nga Pamfleti

“Viktima ka qenë e dhunuar”, avokatja: Xhemal Loka mund të

Avokatja Eranda Gjonaj, foli në lidhje me vetëvrasjen e Bedrie Lokës që është kthyer kryefjalë e mediave ditët e fundit, ku ka marrë dhe reagime të shumta.

Shkak dyshohet se u bën rrjetet sociale, por gjithashtu dyshohet se ka qenë bashkëshorti i saj, Xhemal Loka që e ka shtyrë 41-vjeçares drejt aktit fatal.

Gjonaj theksoi se Loka mund të dënohet 3 deri në 7 vite burg, duke shtuar se nuk dihet ende shkak i vërtetë i vetëvrasjes së saj.

“Loka dhe mund të dënohet deri në 3-7 vite burg, por këtë nuk mund ta them unë. Nuk e di nëse Loka ka qenë vendimtar në vetëvrasjen e Bedries. Ajo ka qenë e dhunuar, por mundet  që viktima të ketë pasur një psikologji pak të brishtë në atë moment. Dhe bullizimi që ka pasur, nuk ka gjetur as mirëkuptim te bashkëshorti. Shtyrja drejt vetëvrasje, merr dënimin 3-7 vite burg.  Mbi Lokën mund të rëndojë dhe akuza e dhunës në familje”, tha ajo në “Euronews”.

bedrie loka xhemal loka dhunim vetëvrasja e bedrie lokës

Lini një Përgjigje