TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Korrik 2024, 20:41

“Zonja e Vjetër” mbetet me ‘gisht në gojë’, Arsenali zyrtarizon goditjen 50 milionë euroshe

Shkruar nga Pamfleti

“Zonja e Vjetër” mbetet me ‘gisht në

Juventusi mbetet me “gisht në gojë”. Një nga objektivët kryesorë të merkatos, siç ishte qendërmbrojtësi italian, Rikardo Kalafiori është prezantuar ditën e sotme si lojtari më i ri i Arsenal.

 “Topçinjtë” kanë publikuar lajmin për blerjen e përhershme të mbrojtësit të lindur në vitin 2002, i cili vjen nga Bolonja për rreth 50 milionë euro mes pjesës fikse dhe bonusit, nëpërmjet llogarive të tyre zyrtare të komunikimit.

Për lojtarin, kontratë afatgjatë prej 5 vitesh. Bazeli do të përfitojë më shumë se 20 mln euro në këtë operacion, duke qenë se mbante 50% të kartonit kur e shiti 4 mln euro.

Nëpërmjet kanaleve të tij sociale, klubi italian kuqeblu që këtë verë gjithashtu ka shitur edhe Zirkze te Mançester Junajtid dhe ka humbur edhe trajnerin Mota, ka dashur të përshëndesë në këtë mënyrë mbrojtësin. “Faleminderit Riki: ishe një nga protagonistët e këtij sezoni historik. Të urojme fat në aventurën tende të re.”

Ne mirëpresim Rikardon dhe familjen e tij tek Arsenali. Ai është një nënshkrim i shkëlqyer dhe na jep forcë të madhe për të forcuar mbrojtjen tonë. Rikardo ka një personalitet dhe karakter të madh, me aftësi specifike që do të na bëjnë më të fortë dhe të aftë për të fituar trofe të rëndësishëm.

Ai ka treguar tashmë një rritje të madhe sezonet e fundit, si me Bolonjën ashtu edhe me kombëtaren italiane. Rritja e tij gjatë vitit të kaluar ka qenë vërtetë mbresëlënëse. Mezi presim të punojmë me Rikardon, ta integrojmë në ekip dhe ta mbështesim në vitet në vijim”, tha Arteta.

Ndihet në mënyrë të mahnitshme,” u shpreh ai. “Ishte e vështirë deri më tani, por më në fund ne jemi këtu dhe mezi pres të filloj të stërvitem me ekipin dhe të luaj për tifozët.

Në fakt ka qenë ëndrra ime që kur isha 12 ose 13 vjeç, sepse mund të shoh nivelin e ligës këtu dhe lojtarët më të mirë në botë, qe për mua luajnë këtu. Është një ëndërr dhe jo vetëm për mua, por për të gjithë.”

rikardo kalafiori qendërmbrojtësi italian arsenal

Lini një Përgjigje