TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Qershor 2025, 20:24

Xhaka shumë afër Milanit, palët i ndajnë vetëm 5 milionë euro

Shkruar nga Pamfleti

Xhaka shumë afër Milanit, palët i ndajnë vetëm 5

Vijon ende tratativa për Granit Xhakën me Bajer Leverkusenin. Pas një marrëveshjeje paraprake për kontratë trevjeçare me pagë rreth 4 milionë euro në sezon, Milani po përpiqet të afrojë ofertën financiare me kërkesën e klubit gjerman, i cili pagoi 23 milionë euro për Xhakën për ta afruar dhe kërkon 15 milionë euro për shitjen.

Aktualisht, oferta e Milanit qëndron në 10 milionë euro, por ka shpresë që marrëveshja të arrihet së shpejti. Situata në merkaton e Milanit është dinamike dhe përforcimet në mbrojtje, sidomos në krahun e djathtë, do të jenë vendimtare për sezonin e ardhshëm, ndërsa afrimi i Xhakës pritet të sjellë përforcim të rëndësishëm në mesfushë.

 

Lini një Përgjigje