Kombëtarja polake nuk bëri përshtypje në stadiumin kombëtar PGE, por ata fituan përballjen me Shqipërinë 2-1 dhe do të avancojnë në finalen e play-off të Kupës së Botës.
Mediat polake i kanë bërë jehonë fitores kundër kombëtares shqiptare, për të cilën shkuajnë se ‘veteranët si Robert Lewandowski dhe Piotr Zieliński nxorën nga uji ekipin e mbytur.’
Gazeta polake, Rzeczpospolita shkruan: “Polonia – Shqipëria 2-1. Lojtarët sollën gëzim, tifozët turp. Do të luajmë kundër Suedisë për Kupën e Botës.”

Ndërkohë media tjetër polake, Sport.wprost shkruan për skandalin e tifozëve vendas që fishkëllyen himnin shqiptar.

“Skandal para ndeshjes Poloni-Shqipëri. Nuk ka dyshim se në një ndeshje eliminatore , tribunat me siguri do të jenë të nxehta.
Por të enjten në mbrëmje stadiumi PGE Narodowy në Varshavë ishte plot e përplot, shumica dërrmuese e tyre tifozë vendas, por kishte edhe vizitorë nga Shqipëria.
Siç doli, disa tifozë polakë iu përgjigjën himnit me fishkëllima gjatë performancës së ekipit mysafir. Për fat të mirë, kjo ishte një pakicë e dallueshme midis tifozëve polakë. Megjithatë, shija e hidhur sigurisht që mbeti.
Përgjigja nuk vonoi shumë. Gjatë interpretimit të "Mazurek Dąbrowskiego", edhe seksionet e mbushura plot me tifozë shqiptarë përformuan nën nivelin e duhur.", shkruan Sport.wprost.
Gorąco na trybunach również podczas hymnów. Gwizdy i buczenie z obu stron. Będzie gorąco w tym półfinale. ⚽️????#POLALB pic.twitter.com/Kf7c4HdSAo
— Maciej Piasecki (@tojaempe) March 26, 2026
Edhe media tjetër Interia.pl shkruan:"Turp në stadiumin kombëtar, le të mos shkojmë në atë rrugë."

Kuqezinjtë u mposhtën 2-1 nga Polonia me përmbysje, në sfidën e parë të “play off”.
Shqipëria e mbylli pjesën e parë në avantazh, pas golit të shënuar nga Arbër Hoxha në minutën e 42-të.
Në minutën e 54-t, Nedim Bajrami humbi mundësinë e artë, me një penallti në lëvizje, ndërsa 9 minuta më vonë polakët barazuan me Lewandowskin.
Mundësi të artë për avantazhin kishte edhe Pilo në minutën e 74-t, por i vetëm me portierin u ndal nga ky i fundit. Në aksionin e radhës, Polonia shënoi golin e avantazhit dhe të fitores me Zielinskin.
Lini një Përgjigje