
I mbërritur në janarin e kaluar si një mister nga Leçe, Luis Hasa është gati t’i thotë lamtumirë Napolit pasi nuk luajti asnjë minutë për të kaltrit. Sipas “Sky Sport”, dyert e Serie B tani mund të hapen për mesfushorin e ri të lindur në vitin 2004.
Bëhet me dije se është arritur një marrëveshje me Karraresen për një transferim huazimi, duke i dhënë lojtarit një shans për të fituar minuta dhe besim në Serie B. Marrëveshja përfundimtare pritet në orët e ardhshme, me Hasën gati të niset për në Toskanë për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore dhe për të nënshkruar kontratën.
Lini një Përgjigje