
Tirana ka shmangur rënien në Kategorinë e Parë. Bardheblutë triumfuan ndaj Pogradecit, në finalen e “play out”.
Në stadiumin “Elbasan Arena”, ishte një ndeshje shumë e luftuar nga të dyja ekipet, që kishin raste të shumta për shënim.
Ndeshja u vendos nga një autogol i Hysenllarit në minutën e 89-të. Mbrojtësi ishte i pafat, pasi devijoi një gjuajtje te Jarmouni dhe topi u ndal në fundin e rrjetës së portierit Stanic.
Tirana shpëton sezonin dhe mbetet në elitë, ndërsa mrekullia e Pogradecit ndalet këtu. Liqenorët do të luajnë sërish në Kategorinë e Parë.
Në fund nuk mungoi as tensioni mes palëve, me arbitrin që nxori dy herë kartonin e kuq, pas përplasjeve të lojtarëve.
Lini një Përgjigje