TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Maj 2025, 16:25

Tifozi 26-vjeçar i Atalantës goditet me thikë për vdekje nga një ultras i Interit

Shkruar nga Pamfleti

Tifozi 26-vjeçar i Atalantës goditet me thikë për vdekje

Një tjetër faqe e zezë u shkrua në futbollin italian me ciklin e dhunës së tifozëve në rritje, pasi një tifoz i Atalantës u vra me thikë pas një incidenti me tifozë të Interit në Bergamo.

Siç raportohet nga mediat italiane, sherri ndodhi të shtunën në mbrëmje në një bar në zonën e Borgo Santa Caterina, midis tifozëve të Atalantës dhe Interit. Viktima ishte 26-vjeçari Ricardo Claris, i cili u qëllua për vdekje me thikë pranë shtëpisë së tij.

Sipas raportimeve në shtypin italian, Claris u qëllua me thikë në shpinë nga tifozi 19-vjeçar i Interit, Jacopo De Simone, i cili iu dorëzua autoriteteve dhe po merret në pyetje nga policia italiane. Viktima me sa duket u përpoq të mbronte vëllanë e tij dhe u përfshi në një debat me rreth 10 tifozë të Interit.

Tifozi 26-vjeçar i Atalantës goditet me thikë për vdekje

Si nisi sherri?

Siç raportohet nga Repubblica, autori i vrasjes dhe grupi i tij hynë në klubin e natës dhe filluan të bërtisnin slogane në favor të Interit, gjë që u konsiderua si provokim nga një grup tjetër i tifozëve të Atalantës. Ata menjëherë filluan të grindeshin dhe tensioni më vonë u zhvendos jashtë lokalit.

Sipas dëshmive të banorëve, pak pas orës 1 të mëngjesit ata dëgjuan slogane kundër Interit, ndërsa pothuajse menjëherë u pa një burrë që bërtiste "ai ka një thikë, ai ka një thikë". Kur dolën jashtë për të parë çfarë kishte ndodhur, Ricardo Clarice ishte përtokë, i mbuluar me gjak.

Kur ambulanca mbërriti në vendngjarje, ishte tepër vonë, pasi i riu nuk kishte arritur të qëndronte gjallë pasi ishte therur në gjoks.

Në fakt, arma e vrasjes, thika që ai përdori, u gjet shpejt nga policia, shumë afër vendit ku Ricardo Claris dha frymën e fundit.

Lini një Përgjigje