
Barcelona u kthye për herë të parë pas 3 vitesh të lunte në Ligën e Kampioneve në stadiumin mitik, “Camp Nou”, në përballjen ndaj Eintrahtit të Frakfurtit të cilin e mposhti me shifrat 2-1. Dhe stadiumi i rikonstruktuar duket se kaloi edhe një nga testet kryesore, atë të huliganëve.
Në pjesën e dytë të ndeshjes, pasi Barcelona përmbysi shifrat brenda pak minutash, tifozët e Eintrahtit ndezën atmosferën në mënyrën e tyre. Të vendosur në sektorin e miqve, të ndarë me barriera plastike, ata tentuan që t’i thyenin ato në çdo mënyrë, por pa sukses.
Më pas ata ndezën fishekzjarrë dhe hodhën birra mbi tifozët katalanas që ishin në sektorin para tyre, duke krijuar minuta të mirëfillta kaosi në stadium.
Për fat të mirë, kjo ishte e gjitha dhe nuk pati përplasje apo të lënduar mes tifozëve të të dyja palëve.
Lini një Përgjigje