
Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në stadiumin “Duboçiça”, aty ku do të luajë duelin vendimtar me Serbinë për “Play off”-in e Botërorit 2026.
Pas afro 40 minutash udhëtim nga Nishi drejt Leskovcit, Kombëtarja dhe stafi kuqezi kanë mbërritur rreth orës 19:20 në stadiumin 'Duboçica' ku në orën 20:45 do të luhet edhe ndeshja Serbi - Shqipëri.

Në pamjet e mundësuara për Top Channel, shihet momenti kur skuadra ka mbërritur në stadium, të rrethuar nga 5000 forca policie që e kanë shoqëruar ekipin nga hoteli në Nish deri në qytetin e Leskovcit.

Lini një Përgjigje