TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Dhjetor 2025, 21:15

Situata e Salah merr kthesën e papritur, Slot zyrtarizon vendimin për sulmuesin egjiptian për ndeshjen me Brajtonin

Shkruar nga Pamfleti

Situata e Salah merr kthesën e papritur, Slot zyrtarizon vendimin për

Sulmuesi i Liverpulit, Mohamed Salah në më pak se 1 javë ka bërë 'lëmsh' rrrjetin me deklaratat e tij të bujshme kundër trajnerit të tij, Arne Slot. Në fakt as ky i fundit nuk e ka kursyer pasi ka dhënë kundërpërgjigje ndaj lojtarit.

Ndërsa sot ishte njoftuar që Salah dhe Slot do të kishin një bisedë të fundit, në lidhje me të gjitha akuzat dhe të ardhmen e sulmuesit në Liverpul. Rikujtojmë se ai nuk ka luajtur titullar gjatë 4 ndeshjve të fundit.

Megjithatë ka 'dritë' në fund të tunelit për sulmuesin Salah. Sipas medias “SkySport” në pëfundim të diskutimeve të sotme trajneri i të “kuqve”, ka vendosur që 33-vjeçari do të luajë titullar nesër në ndeshjen kundër Brajtonit, e cila është e vlefshme për javën e 16 të Premier Ligës.

mohamed salah sulmuesi egjiptian liverpul arne slot

Lini një Përgjigje