
Një sulmues serb mund të bëhet rivali i Brojës te skuadra e Bërnlit, këto janë raportimet e fundit që vijnë nga Anglia.
Bëhet fjalë për Andrej Iliç, i cili aktualisht është pjesë e Unionit të Berlinit në Gjermani, teksa ka përfunduar në “radarët” e klubit anglez.
Iliç është 25 vjeç dhe e ka bërë debutimin me përfaqësuesen serbe kundër Shqipërisë në datën 11 tetor të këtij viti, teksa shihet si një profil ideal për skuadrën e trajnerit Parker.
Ilic ka kontratë me berlinezët deri në verën e vitit 2027, ndërsa kartoni i lojtarit në fjalë arrin deri në 6 milionë euro. Fakti që Bërnli ndodhet në vendin e parafundit të tabelës së elitës në futbollin anglez, e bën të detyrueshme përforcimin në merkaton e janarit.
Nëse Iliç vendoset nën urdhërat e trajnerit Parker, do të nënkuptojë “sfidë” për dy “pykat” e ekipit, Armando Brojën dhe Zian Fleming.

Lini një Përgjigje