TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Tetor 2024, 21:14

Shorti i Superkupës së Italisë rezervon spektakël, goglat ‘përplasin’ në gjysmëfinale 2 lojtarët e kombëtares shqiptare

Shkruar nga Pamfleti

Shorti i Superkupës së Italisë rezervon spektakël, goglat

Është bërë me dije kalendari i Supekupës së Italisë. Në të marrin pjesë Juventusi, Milani, Interi dhe Atalanta.

Pikërisht këto 4 skuadra do të na dhurojnë “supersfida” në gjysëmfinale, pasi kujtojmë se ky kompeticion ka ndryshuar format dhe nuk luhet me një ndeshje që vulos gjithçka.

Shorti na ka rezervuar Inter – Atalanta, një derbi midis skuadrës nga Milano dhe asaj nga Bergamo. Ndërsa një ditë më vonë luhet takimi që do ka marrë që tani vëmendjen kryseore, Juventus – Milan.

Falë kalendarit, mund të shikojmë skuadrën e legjionarit tonë të luftojë për fitimin e trofeut nëse kalon skuadrën e Asllanit ose dhe një "Derby della Madonina" në finalen përmbyllëse të turneut.

Nga ekipet e vjetshme vihet re se vetëm Interi ia ka dalë të marrë pjesë përsëri si fituesi në fuqi i Serisë A.

Ky kompeticion “merr jetë” në Janar dhe do të zhvillohet sërish në Lindjen e Mesme, në Arabinë Saudite.

Finalja e madhe do të luhet më 6 janar në stadiumin “Kingdom Arena”.

superkupa e italisë kristjan asllani berat gjimshiti

Lini një Përgjigje