TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Tetor 2024, 18:15

Pas Jasir Asanit, FSHF gati t’i rrëmbejë Maqedonisë së Veriut një tjetër shqiptar; mesfushori 24-vjeçar mund të vishet kuqezi

Shkruar nga Pamfleti

Pas Jasir Asanit, FSHF gati t’i rrëmbejë Maqedonisë së

Si Federata Shqiptare e Futbollit ashtu dhe trajneri Silvinjo kanë nisur nga puna për të sjellë në Kombëtare emra të rinj. Shumë lojtarë janë përfolur për t’u veshur kuqezi, por më i mundshmi është ai i një lojtari nga Shkupi.

Bëhet fjalë për Sefer Eminin, mesfushorin 24-vjeçar, i cili momentalisht aktivizohet në Danimarkë me ekipin e Sonderjyske. Ky i fundit ka spikatur me performancat e tij dhe sipas “Top Channel”, Emini me shumë mundësi do të jetë mesfushori i ri i Kombëtares shqiptare.

24-vjeçari ka luajtur më parë për Maqedoninë U-20 dhe atë U-21, teksa kombëtarja maqedonase A është një nga të interesuarat për ta afruar në ekip mesfushorin shqiptar.

Megjithatë, duke mos luajtur në ndeshje zyrtare me Maqedoninë, kjo nxjerr në “Pole Position” FSHF-në, të cilët presin një përgjigje pozitive nga Emini.

Kujtojmë që Emini nuk do të jetë shqiptari i parë nga Maqedonia e Veriut që do të përfaqësojë Kombëtaren. Taulant Seferi, Nedim Bajrami dhe Jasir Asani janë 3 lojtarët kyç të kuqezinjve.

sefer emini mesfushori maqedonas kombëtarja shqiptare

Lini një Përgjigje