TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Tetor 2024, 16:56

Shqipëria sfidon Çekinë në transfertë, UEFA i beson arbitrit strikt ndeshjen e Ligës së Kombeve

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria sfidon Çekinë në transfertë, UEFA i beson

Shqipëria do të përballet me Çekinë me 11 tetor, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve. Për takimin që do mbahet në “Epet ARENA”, UEFA ka vendosur që të arbitrojë një gjyqtar francez.

Benua Bastien do të ndajë drejtësi në këtë sfidë, ndërsa do të ketë edhe ndihmën e Hiçman Zakrani dhe Aurelien Bertomieu. Tomas Leonard është përzgjedhur arbitër i katërt.

Sa i takon kryesorit Bastien, bëhet fjalë për një gjyqtar mjaft strikt, pasi në 4 ndeshje që ka arbitruar në Ligën 1 këtë sezon, ka nxjerrë nga xhepi plot 24 herë kartonin e verdhë.

 

shqipëri çeki liga e kombeve benua bastien arbitri francez

Lini një Përgjigje