TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Dhjetor 2025, 20:48

Shorti i Kupës së Botës/ Brazili, Argjentina, Gjermania, Anglia dhe Spanja me një këmbë në 1/32, “grup ferri” për Francën

Shkruar nga Pamfleti

Shorti i Kupës së Botës/ Brazili, Argjentina, Gjermania, Anglia

Para pak minutash është mbajtur shorti për 12 grupet e Kupës së Botës 2026. Ky do të jetë edicioni i 23-të i Botërorit, dhe pritshmëritë janë të mëdha.

Shorti ka dhuruar grupe mjaft te bukura ku pritet qe të zhvillohen dhe përballje spektakolare.

Grupi i “Ferrit” mund të konsiderohet Grupi I, aty ku bëjnë pjesë Franca, Senegali, Norvegjia dhe fituesja e “play off”-it interkontinental (Bolivia/Surinami/Iraku).

Brazili do të ketë gjithashtu një grup të vështirë, ku do të përballet me Marokun, Skocinë dhe Haitin.

Kampionët e Botës, Argjentina, është vendosur në Grupin J, ku përballë ka Algjerinë, Austrinë dhe Jordaninë.

Gjermania është vendosur në Grupin E me Ekuadorin, Bregun e Fildishtë dhe Kurasao, ndërsa Italia nëse kualifikohet do të ketë përballë Kanadanë, Zvicrën dhe Katarin.

Kampionët e Europës së Spanjës gjithashtu janë vendosur në një grup jo shumë të vështirë me Uruguain, Arabinë Saudite dhe Kepin e Gjelbër, ndërsa Anglia është vendosur në grupin e fundit ku do të luajë me Kroacinë, Panamanë dhe Ganën.

Shorti i Kupës së Botës/ Brazili, Argjentina, Gjermania, Anglia

shorti i kupës së botës spanja gjermania anglia franca

Lini një Përgjigje