
Ditët në vazhdim do të jenë të rëndësishme për të ardhmen e Elseid Hysajt në Romë. Sa i përket programimit të ekipit për sezonin e ri, drejtuesit e klubit do të jenë përballë zgjedhjeve të vështira. Njëra prej tyre ka lidhje me mbrojtësin shkodran, Elseid Hysaj.
Lacio për momentin ka plot pesë mbrojtës krahu. Në të majtë Nunjo Tavares e Pelegrini do të luajnë për një fanelë titullari, ndërsa në krahun tjetër konkurenca është edhe më e madhe, pasi janë tre kandidatë si Marusiç, Laxari dhe Hysaj.
Lacio vitin që vjen nuk do të jetë pjesë e kompeticioneve europiane dhe për këtë motiv Sarri ka vendosur që të ketë nën urdhëra një grup të reduktuar prej 19 futbollistësh. Sigurisht që në këtë strategji nuk parashikohen pesë lojtarë të cilët interpretojnë rolin e mbrojtësve të krahut. Përballë këtij problemi, Sarrit i duhet që të bëjë zgjedhje të forta dhe të vendosë së kush mes Laxarit dhe Hysajt duhet që të largohet. Sigurisht duke parë lidhjen e fortë të trajnerit italian me shkodranin, ky i fundit ka shanse të mira për të qendruar në Romë.
Lini një Përgjigje