TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Korrik 2024, 08:09

Rekordi botëror i Shqipërisë, kush është lojtari që nuk ka humbur kurrë një penallti   

Shkruar nga Pamfleti

Rekordi botëror i Shqipërisë, kush është lojtari

Një shqiptar është në rekordin botëror të futbollit, si lojtari i cili nuk ka humbur kurrë një penallti.

Ledio Pano, mban rekordin botëror. Kjo gjë u zbulua nga Përparim Kabo, i cili foli edhe për Anglinë.

“Në historinë e garave europiane dhe botërore Anglia nuk ka pasur fat tek penalltitë. Ndonjëherë kanë qenë edhe tragjike. Europianin e fundit që u zhvillua në Angli ata e humbën me penallti, atë e humbi Saka, që asokohe ishte 19 vjeç. Anglia dëgjova se kishte një zëvendëstrajner vetëm për penalltitë.

Ne kemi një rekord botëror, lojtari në futbollin botëror që nuk ka humbur asnjë penallti është shqiptar, Ledio Pano, i ka shënuar të gjitha penalltitë si këtu në Shqipëri edhe në Greqi”, tha Përparim Kabo.

 

Lini një Përgjigje