TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Korrik 2025, 22:59

Reali mposht Juven me heroin Garsia, madrilenët kualifikohen në çerekfinalen e Botërorit të Klubeve

Shkruar nga Pamfleti

Reali mposht Juven me heroin Garsia, madrilenët kualifikohen në

Reali i Madridit mund 1-0 Juventusin dhe pret biletën për në çerekfinalen e Kupës së Botës për Klube, ku do ndeshet me fituesin e çiftit Dortmund-Monterreji, sfidë që luhet pas mesnate, pikërisht në orën 03:00.

Përsa i përket sfidës së sotme, në minutën e 7, Juventusi pati shansin e artë të kalonte në avantazh, ku pas një kundërsulmi të shpejtë dhe një topi shumë të bukur të Kenan Jildiz, Kolo Muani i vetëm përballë Kurtua, gaboi gjithçka duke çuar topin mbi traversë.

Në minutën e 29, ishte radha e Xhud Belingam për të gabuar para portës dhe për të humbur një mundësi të mirë për të shënuar. Anglezi mori një top të bukur nga Federiko Valverde, por goditja e tij pranë shtyllës së parë u ndal nga Di Gregorio.

Në fund të pjesës së parë, Federiko Valverde iu afrua golit me një super goditje nga distanca, por Di Gregorio i tha “JO”. Mes shumë rasteve, por që mungoi konkretizimi final, pjesa e parë e supersfidës u mbyll në barazim pa gola.

Në fillim të pjesës së dytë, madrilenët gjetën golin e avantazhit në minutën e 53 me zbulimin e Kupës së Botës për Klube, Gonzalo Garsia, i cili shënoi me kokë pas asistit të mrekullueshëm të Aleksandër-Arnold, i pari me fanelën e Realit.

Rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Reali i Madridit fiton 1-0 dhe vazhdon rrugëtimin më tej, Juventusi e mbyll këtu aventurën në Kupën e Botës për Klube.

real madrid juventus botërori i klubeve

Lini një Përgjigje