TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Tetor 2023, 19:28

Ra pa ndjenja por u shpëtua me defibrilator, kush janë disa nga rivalët e portierit holandez që humbën jetën në fushë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Ra pa ndjenja por u shpëtua me defibrilator, kush janë disa nga

Një moment tronditës u shënua në minutën e 85 në duelin e Valvijk dhe Ajaks, e cila u ndërpre përfundimisht. Portieri i vendasve Eitene Vaesin, ra pa ndjenja pas një përplasjeje me sulmuesin e Ajaksit, Brian Brobei.  

Pas rënies pa ndjenja të Vaesin shokët e skuadrës vrapuan për t’i dhënë ndihmën e parë dhe e menjëhershme ishte edhe ndërhyrja e stafit mjekësor, që i shpëtuan jetën 28-vjeçarit, ndërsa nga mediat holandeze bëhet me dije se është përdorur edhe një defibrilator.  
 
Vaesin u nxor me barelë nga fusha e lojës, ndërsa arbitri thirri edhe lojtarët e tjerë në dhomat e zhveshjes, teksa u vendos që ndeshja mos të rifillonte duke u ndërprerë përfundimisht, ndërkohë që rezultati ishte 2-3 për Ajaksin.   


 Holandezi mbijetoi, por disa nga kolegët e tij në të kaluarën nuk ia kanë dalë, ka patur portierë që humbën jetën pas incidenteve në fushë. 

Më 5 shtator 1931, portieri skocez Xhon Thomson u vra në derbin e madh të Gllasgout mes Sëlltikut dhe Renxhërsit. 

Tomson u përplas me një lojtar kundërshtar dhe mbeti i shtrirë në fushë, iu dha ndihma, por nuk pati asnjë mënyrë për ta shpëtuar. Skocezi u nda nga jeta para më shumë se 40 mijë shikuesve dhe në këtë mënyrë hyri në histori dhe tifozët e të dy klubeve ende e mbajnë mend. 

Gjashtë vite më parë na erdhi një lajm tragjik edhe nga Indonezia, kur portieri i Perselës, Koirul Huda, pas një përplasjeje me shokun e tij mbeti i shtrirë në fushë dhe pak më vonë ndërroi jetë në spital. Videoja shqetësuese bëri xhiron e botës dhe portieri, i cili në momentin e tragjedisë ishte 38-vjeç, nuk mundi të shpëtonte. 


E fundit në një seri tragjedish të mëdha ndodhi këtë vit në Belgjikë. Arne Espel, portieri i ekipit të ligës së ulët Uinkel Sport, vdiq gjatë ndeshjes pasi priti një penallti. 

“Ai priti penalltinë, u përpoq të ngrihej shpejt për të kapur topin, por më pas u rrëzua. Tmerr, tha ndihmës-trajneri i skuadrës, Stefan Deverkin. 

Për t'i bërë gjërat edhe më keq, vëllai më i vogël i Arne, Aron, 20-vjeç, ishte rikthyer në ekip pas disa javësh jashtë prej dëmtimit dhe pa vdekjen e vëllait të tij nga stoli. 

“Kjo është një fatkeqësi dhe një tronditje për të gjithë. Arne ka qenë në klub gjithë jetën e tij dhe është shumë i dashur. Ai ishte një djalë i mrekullueshëm, gjithmonë me humor të mirë dhe i gatshëm për të ndihmuar. Kjo është një goditje e rëndë, fillimisht për familjen e tij, pastaj për të gjithë klubin, tha Patrik Rotser, drejtor i Uinkelit. 
 
 

etiene vasen portieri i valvijk

Lini një Përgjigje