TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Dhjetor 2024, 11:48

Publikoi foto familjare për Krishtlindje, ylli i Liverpool 'masakrohet' në rrjet nga ndjekësit

Shkruar nga Pamfleti
Publikoi foto familjare për Krishtlindje, ylli i Liverpool
Mohamed Salah

Ylli egjiptian i futbollit, Mohamed Salah është sulmuar nga ndjeksit në rrjet pasi ka publikuar një foto familjare me rastin e festës së Krishtlindjeve.

Futbollisti i Liverpoolit e ka bërë një foto me gruan dhe vajzat e tij para pemës së Vitit të Ri.

Ish-futbollisti i Baselit, Chelseat, Fiorentinës e Romës sërish u përball me shumë kritika në komentet e fotos, marrë parasysh faktin që ai është i besimit islam.

Publikoi foto familjare për Krishtlindje, ylli i Liverpool

Një mbështetës e kritikoi atë duke i thënë: "Imagjinoni që emrin Muhamed Salah ta postojë këtë."

Një dytë e nxehur: "Ai bën më shumë përpjekje në Krishtlindje sesa në Bajram".

Dhe një përdorues tjetër sulmoi Salah duke thënë: "Fshije vëlla."

mohamed salah

Lini një Përgjigje