TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Mars 2026, 20:25

Pretendime për penallti dhe spektakël golash, Teuta dhe Partizani ndajnë pikët; në “Loro Boriçi” mungon goli

Shkruar nga Pamfleti

Pretendime për penallti dhe spektakël golash, Teuta dhe Partizani

Në përballjen në “Niko Dovana” mes Teutës dhe Partizanit, e vlefshme për javën e 29-të në Abissnet Superiore, janë shënuar 4 gola, por pa fitues, pasi sfida u mbyll në barazim 2-2. Sfida u zhbllokua në minutën e 16-të, ku pas një krosimi të Valentino Murataj nga krahu ishte Xhuljano Skuka që dërgoi me kokë topin në rrjetë.

Në minutën e 36-të, Teuta barazon shifrat me Vasilios Zogos, i cili shënon me kokë pas topit që mori nga krosimi nga goditja e këndit.

Pjesa e dytë nis me dy gola të shpejtë. Fillimisht përsëritet skena e golit të parë për Teutën, ku Zogos shënon me kokë sërish pas topit të ardhur nga goditja e këndit, në minutën e 48-të.

Në minutën e 54-të, Partizani barazon shifrat me golin e Altin Bytyçit, pas një topi në zonë nga goditja e dënimit dhe të pakontrolluar mirë nga portieri Selmani.

Rezultati nuk ndryshon deri në fund. Sfida mbyllet 2-2. Pas këtij barazimi, Partizani mban vendin e 4-të me 44 pikë, Teuta në vendin e 6-të me 38 pikë.

Në “Loro Boriçi”, Vllaznia dhe Dinamo po ashtu janë mjaftuar me nga një pikë, pas barazimit të bardhë pa gola. Në minutën e 30-të, Charles Bismark gjen golin për shkodranët pas pasimit të mrekullueshëm të brazilianit Yago, por festa e vendasve shkon kot. Goli anullohet nga VAR për pozicion jashtë loje të sulmuesit.

Në minutën e 68-të, shkodranët pretendojnë për penallti pas një kontakti në zonë mes Esat Malës dhe mbrojtësit të Dinamos, Faton Nezirit, por arbitri mendon ndryshe nga vendasit dhe ndëshkon me të verdhë lojtarin e tyre për protesta. Rezultati final, 0-0.

Vllaznia mbetet në krye me 53 pikë, po aq sa Elbasani. Dinamo në vendin e pestë me 40 pikë.

vllzania dinamo partizani teuta abissnet superiore

Lini një Përgjigje