
Aston Villa e zgjati serinë e fitorve përballë Bournemouth në gjashtë ndeshje, pasi sot arriti një fitore të lehtë 4-0 në Villa Park.
Villa hapi serinë e golave në minutën e 28'-të me anë të Buendia i cili vendosi shifrat 1-0. Pak para fundit të pjesë së parë Villa do të gjente golin e dytë me anë të Onanas i cili do të vuloste shifrat 2-0 në minutën e 40’-të.
Në pjesën e dytë Barkley do të dërgonte shifrat në 3-0 për Villan, pas një goli të shënuar në minutën e 77’-të., Kur dukej se Bournemouth kishte kapitulluar, Aston Villa dha goditjen finale në minutën e 82’-të me anë Watkins që vulosi shifrat 4-0.
Me këtë fitore Villa renditet në vendin e shtatë me 18 pikë, po aq sa Bournemouth i cili ndodhet në vendin e nëntë.
Nga ana tjetër, Brentford ka arritur një fitore të rëndësishme 3-1 kundër Newcastle United në një ndeshje të mbushur me emocione dhe kthesa dramatike.
Fillimisht ishte Newcastel që shënoi me anë të Barnes në minutën e 21’-të. Ky do të ishte goli i vetëm i pjesë së parë. Me nisjen e pjesë së dytë gjërat do të merrnin një kthesë të papritur për Newcastel. Brentford do të barazonte shifrat në minutën e 56’-të me anë të Schade që vulosi shifrat 1-1. Në minutën e 73’-të, gjërat do përkeqësosheshin për Newcastel, pasi Burn do të merrete kartonin e dytë të verdhë dhe do e linte skuadrën me një njeri më pak.
Duke përfituar nga ky avantazh, Brentford shënoi dy herë të tjera. Golin e avantazhit 2-1 e shënoi Thiago me anë të një 11 metërshi në minutën e 78’-të. Në shtesat e pjesës së dytë, Thiago do të shënonte sërish duke vulosur shifrat 3-1.
Me këtë fitore Brentford renditet në vendin e dymbëdhjetë me 16 pikë, ndërsa Newcastel në vendin e katërmbëdhjetë me 12 pikë.
Ndeshja tjetër mes Crsytal Palace dhe Brighton u mbyll në paqe me rezultatin 0-0. Të dyja skuadrat morën nga një pikë pavarësisht përpjekjeve për më shumë.
Me këtë rezultat, Palace rënditet në vendin e dhjetë me 17 pikë, ndërsa Brighton një vend më poshtë me 16 pikë.
Nga ana tjetër, Nottingham arriti të mposhtë me rezultatin 3-1 Leeds United. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1, me golat e shënuar fillimisht nga Nemcha në të 13’-ën për Leeds dhe dy minuta më vonë Sangare do barazonte gjithçka.
Pjesën e dytë, Gibbs White do të dyfishonte shifrat për Nottingham në minutën e 68’-të. Më pas në limitet e pjesës së dytë, Nottingham do të fitonte një penallti e cila do të kthehej në gol nga Anderson, duke vulosur shifrat 3-1.
Me këtë rezultat, Nottingham ndodhet në venin e 19-të me 9 pikë, ndërsa Leeds në vendin e 16-të me 11 pikë.
Lini një Përgjigje