TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Dhjetor 2024, 20:32

“Po rritemi”, Nedim Bajrami analizon kampin legjendar të Gllasgou Renxhërs: Kemi axhendë të ngjeshur për festa

Shkruar nga Pamfleti

“Po rritemi”, Nedim Bajrami analizon kampin legjendar të

Gllasgou Renxhërs ka mbajtur konferencën e zakonshme të shtypit në prag të sfidës së ardhshme në kampionatin skocez SPFL, kundër Dundi Juanjtid. Ajo që nuk ka qenë e zakonshme është prania e Nedim Bajramit.

Shqiptari ka folur në krahë të teknikut belg të klubit blu. Legjionari beson se skuadra është duke u rritur javë pas jave, ndërkohë që axhenda vjen duke u ngjeshur për atmosferat festive, ku futbolli nuk ndalet kurrë në Britani.

Të gjithë lojtarët janë gati të luajnë dhe ata trajnohen përditë që të bëjnë më të mirën e tyre. Duam të japim maksimumin për tifozët dhe klubin.

Po rritemi dita-ditës. Kjo është shumë e rëndësishme për ne. E dimë që kemi shumë sfida përpara në një periudhë të ngjeshur e festive, por ekipi po merr formë”, u shpreh Bajrami.

nedim bajrami mesfushori shqitar gllasgou renxhërs

Lini një Përgjigje