
Kombëtarja shqiptare u kthye në Shqipëri pasi mbylli aventurën në kampionatin Evropian që u zhvillua në Gjermani.
Kuqezinjtë grumbulluan një pikë në 3 ndeshje të luajtura në grupin B, ku u mposhtën 2-1 nga Italia në ndeshjen e parë, barazuan 2-2 me Kroacinë në ndeshjen e dytë dhe u mundën nga Spanja në ndeshjen e fundit me rezultatin minimal 0-1.
Në një prononcim të shkurtër për mediat pas mnbërritjes në aeroportin “Nënë Tereza”, Elseid Hysaj u shpreh se ishte grup i vështirë dhe falenderoi tifozët.
“Tani fillojmë pushimet. Ishte një grup i vështirë por shumë bukur. Falenderoj të gjithë tifozët.Do iki se kam edhe unë pushimet e mia”, përfundoi fjalën e tij Elseid Hysaj.
Hysaj u kritikua shumë gjatë ndeshjes me Italinë, pasi në golin e barazimit të “Axurrëve” ai uli kokën. Mbrojtësi i Lacios u bë meme, aq sa u detyrua të mbyllte edhe rrjetet sociale, por më pas vendosi të reagonte me anë të një statusi dhe i kërkoi falje lojtarit të 12.
Në përfundim të ndeshjes me Kroacinë, Hysaj u shfaq tepër i lumtur, pasi shkoi të festonte me ta barazimin 2-2 me skuadrën ballkanase.
Lini një Përgjigje