TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Mars 2026, 19:27

Nuk përfshihet nga Ançeloti për miqësoret e marsit, reagon Nejmar: Jam i zhgënjyer, ëndrra mbetet e gjallë

Shkruar nga Pamfleti

Nuk përfshihet nga Ançeloti për miqësoret e marsit, reagon

Ylli brazilian Nejmar ka reaguar publikisht pas mungesës së tij në listën e Kombëtares së Brazilit për ndeshjet miqësore kundër Francës dhe Kroacisë, të përzgjedhur nga trajneri Karlo Ançeloti.

Sulmuesi shprehu hapur zhgënjimin e tij, duke theksuar se vendimi e ka prekur emocionalisht. “Jam i mërzitur dhe i trishtuar që nuk jam thirrur. Nuk mund të hesht për këtë,” deklaroi Nejmar për “MadHouseTV”, pas një ndeshjeje në Kings League.

Megjithatë, ai theksoi se mbetet i fokusuar në rikthimin e formës së tij më të mirë fizike dhe në objektivat afatgjata. Sipas tij, puna e përditshme mbetet prioritet. “Fokusi im mbetet i njëjtë: ditë pas dite, stërvitje pas stërvitjeje dhe ndeshje pas ndeshjeje,” u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se mundësia për t’u rikthyer në ekip është ende e hapur.

Pavarësisht zhgënjimit aktual, Nejmar nuk e ka humbur besimin për të qenë pjesë e Brazilit në të ardhmen, përfshirë edhe Kupën e Botës. “Ëndrra është ende gjallë. Ne do ta arrijmë qëllimin tonë,” shtoi ai.

Nejmar nuk është aktivizuar me përfaqësuesen braziliane që nga tetori i vitit 2023, kur pësoi një dëmtim gjatë një ndeshjeje kualifikuese ndaj Uruguait. Që prej asaj kohe, ai ka kaluar një periudhë të vështirë të shoqëruar me dëmtime dhe probleme muskulore, duke qendruar më shumë jashtë fushave të lojës.

nejmar sulmuesi brazilian karlo ançeloti

Lini një Përgjigje