
Nuk ka paqe për cirkuitet e reja që përpiqen të hyjnë në kalendarin e Moto GP-së.
Pas garës së Finlandës, që pritej prej disa sezonesh, por që nuk u planifikua për vitin 2023, është anuluar edhe Çmimi i Madh i Kazakistanit.
Gara e planifikuar fillimisht për në korrik në Pistën Ndërkombëtare të Sokolit, nuk do të zhvillohet, siç bëjnë të ditur përmes një komunikate Fim, Irta dhe Dorna Sports.
“Operacionet e homologimit që po zhvillohen aktualisht në cirkuit, të cilave u shtohen sfidat që rrjedhin nga konteksti ndërkombëtar, kanë çuar në anulimin e eventit të planifikuar për vitin 2023”. “Moto GP mezi pret të vizitojë Pistën Ndërkombëtare të Sokolit në vitin 2024 dhe të mirëpresë një zonë të re në kalendar. Ngjarja e 2023 nuk do të zëvendësohet”, shkruhet në njoftimi nzyrtar të organizatorëve.
Kështu sezoni 2023 do të zhvillohet me njëzet gara dhe me po aq gara sprint.
Lini një Përgjigje