TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Qershor 2026, 11:31

Nis epoka 'Maran', Kombëtarja zbret sot në fushë për të përgatitur dy miqësoret e qershorit

Shkruar nga Pamfleti
Nis epoka 'Maran', Kombëtarja zbret sot në fushë
Kombëtarja

Trajneri i ri i Kombëtares, Rolando Maran, do të ketë mundësi për të parë sot për herë të parë gjendjen e futbollistëve kuqezinj që ka grumbulluar për dy miqësoret e qershorit. Shqipëria do të përballet më 3 qershor kundër Izraelit, ndërsa tre ditë më vonë tanët do të kenë përballë Luksemburgun, me të dyja ndeshjet që do të zhvillohen në stadiumin 'Air Albania'.

Pasi shpalli listën me 27 emrat e ftuar për këto ndeshje, Maran sot do t'i ketë të gjithë të gatshëm për stërvitjen e parë. E hëna është e rëndësishme për italianin pasi do t'i drejtojë për herë të parë kuqezinjtë që nga emërimi në postin e trajnerit.

Të dielën djemtë e Kombëtares kanë qenë në Tiranë dhe të gatshëm për këto dy sfida, madje disa prej tyre janë parë në stadiumin 'Air Albania' dhe 'Elbasan Arena' për të ndjekur ndeshjet e fundit të 'Final 4'.

31 maji ka qenë një ditë e veçantë për Myrto Uzunin, pasi sulmuesi e festoi në grumbullim 31 vjetorin e lindjes. Ekipi me Hysajn në krye i përgatitën një surprizë, duke mos munguar as kënga e ditëlindjes. Uzuni, si gjithmonë me edukatë dhe një qetësi olimpike, i falenderoi të gjithë për urimet.

kombetarja shqiptare

Lini një Përgjigje