TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Mars 2026, 18:15

Nga Zabërgja te Rashica, ish-ët e Superiores kualifikojnë Metalistin në gjysmëfinalen e Kupës së Ukrainës

Shkruar nga Pamfleti

Nga Zabërgja te Rashica, ish-ët e Superiores kualifikojnë

Metalist 1925 ka siguruar një vend në gjysmëfinalen e Kupës së Ukrainës, pas fitores bindëse 3-0 të arritur sot ndaj Lokomotivës së Kievit.

Protagonistë të ndeshjes u bënë tre futbollistë që edicionin e kaluar ishin pjesë e Superiores shqiptare: Baton Zabërgja, Itodo Mandela dhe Ermir Rashica. Të tre sulmuesit gjetën rrugën e rrjetës, duke vulosur një kualifikim të padiskutueshëm për skuadrën e tyre.

Metalist 1925 kaloi në avantazh që në pjesën e parë me golin e shënuar nga Zabërgja. Në fraksionin e dytë të lojës, Itodo Mandela dhe më pas Rashica realizuan dy golat e tjerë, duke i dhënë formë rezultatit përfundimtar 3-0.

Me këtë fitore të pastër, Metalist 1925 avancoi në gjysmëfinalet e Kupës së Ukrainës, ndërsa Lokomotiva e Kievit nuk arriti të reagonte për të ndryshuar rrjedhën e takimit.

 

metalist 1925 ish-futbollistët e superiores kupa e ukrain

Lini një Përgjigje