TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Korrik 2024, 21:24

“Nga sot nuk ka më fjalë”, Strakosha prezantohet zyrtarisht te skuadra greke: Vetëm punë

Shkruar nga Pamfleti

“Nga sot nuk ka më fjalë”, Strakosha prezantohet

Thomas Strakosha ka nisur sot zyrtarisht aventurën e re në karrierë, duke u bërë pjesë e klubit të AEK në Athinë. Portieri shqiptar i ka dhënë lamtumirën Anglisë ku ishte pjesë e Brentfrodit, për t’u transferuar në Greqi, vend në të cilin kthehet 12 vite pasi ishte larguar për t’iu bashkuar akademisë së Lacios.

Klubi ka bërë njoftimin zyrtar në faqen e vet, duke sqaruar se portieri 29-vjecar shqiptar ka firmosur një kontratë afatgjatë deri në vitin 2029.

“AEK njofton blerjen e Thomas Strakoshas. Portieri  shqiptar ka nënshkruar kontratë bashkëpunimi me ekipin tonë deri në qershor të vitit 2029” – shkruan AEK.

Në prezantimin  te skuadra e AEK-ut, Strakosha është shprehur se nga sot nuk ka më fjalë, por vetëm punë.

“Unë jam shumë i lumtur që transferimi im te AEK u kompletua. Po pres me padurim që të nis stërvitjen dhe të jem në gatishmëri të trajnerit tim. Që nga sot nuk ka më fjalë, vetëm punë”, ishin fjalët e para të Strakoshës si portieri i klubit grek.

Për Strakoshën ky është një rikthim në Greqi, pasi më parë ka mbajtur veshur fanelën e Panionios, duke nisur që nga U17-ta deri te U-20.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ΑΕΚ ATHENS FC (@aekfc_official)

tomas strakosha portieri i kombëtares shqiptare aek

Lini një Përgjigje