TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Maj 2025, 15:44

Nga fotot me të afërmit tek ajo me Benzema, Mario Mitaj më i lumtur se kurrë për trofeun e parë me Al Itihad

Shkruar nga Pamfleti

Nga fotot me të afërmit tek ajo me Benzema, Mario Mitaj më i

Mario Mitaj ka fituar trofeun e parë në karrierën e tij me Al Itihad në Arabinë Saudite. Mbrojtësit i kanë mjaftuar vetëm 6 muaj në Arabi për të ngritur lart një trofe.

Padiksutim që këtë aventurë do ta mbajë mend gjatë, teksa është më i lumtur se kurrë. Lideri i Kombëtares ka postuar një sërë fotosh nga festa e titullit, ndërsa në duar mban edhe kupën e kampionit.

21-vjeçari falenderon trajnerët, shokët, presidentin dhe tifozët për mbështetjen dhe që të gjithë bashkë ia dolën të arrijnë objektivin. Kujtojmë se Mitaj në 18 ndeshje me Al Itihad në kampionat ka mundur të shënojë 1 gol dhe të asistojë në 2 raste.

Titulli i parë ???? Një falënderim i madh për shokët e skuadrës, stafin e trajnerëve, stafin mjekësor dhe sigurisht për ju tigrat që na mbështetët gjatë gjithë kohës ????????”, ka shkruar talenti kuqezi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Mario Mitaj (@mitajmario)

mario mitaj mbrojtësi shqiptare al itihad

Lini një Përgjigje