
Armando Broja është në një situatë të vështirë te Fullhemi. Me minuta të reduktuara nga trajneri Silva, i kushtëzuar edhe nga shpërthimi i Rodrigo Munis, huazimi i shqiptarit nuk shkoi siç duhej këtë periudhë.
Broja duhet të presë edhe disa ndeshje dhe do të rikthehet te Blutë e Çelsit, ku me shumë mundësi pas Kampionatit Europian mund të vendoset e ardhmja e tij. Uest Hemi ka këmbëngulur për sulmuesin, edhe pse çmimi që i vendosi Çelsi ishte disi i lartë, por edhe Kristal Palas është një skuadër që kërkon shërbimet e Armando Brojës.
Gjithsesi, kjo do të shihet nga merkatoja në dalje që do të bëjë klubi londinez, sepse duhet të rregullojë edhe “Fair Play”-in financiar. Padyshim që janë shumë faktorë që ndikojnë, si drejtuesit edhe trajneri, teksa flitet për një rikthim të Kontes te Çelsi dhe pse jo situata mund të ndryshojë për Brojën.
Lini një Përgjigje