TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Maj 2024, 23:01

Liga e Europës/ Leverkuseni bën për “aspirina” Romën në ‘Olimpico’, çdo gjë e hapur me Marsejës dhe Atalantës

Shkruar nga Pamfleti

Liga e Europës/ Leverkuseni bën për “aspirina”

Bajer Leverkusen ka hedhur një hap shumë të sigurt drejt finales së Ligës së Europës, teksa ka mundur me shifrat 2-0 Romën në “Olimpico” në gjysmëfinalen e parë.

Skuadra e Çabi Alonsos dominoi plotësisht duelin, teksa krijoi më shumë lojë e raste përballë italianeve, duke treguar superioritetin e saj. Virtz në pjesën e parë pas një gafe të Karsdorp dhe Andrih me një supergol në të dytën, vulosën suksesin që afron ekipin gjerman me finalen e madhe.

Në ndeshjen tjetër, Atalanta e Berat Gjimshitit ka dalë me një barazim shpresëdhënës 1-1 nga “Velodrome” përballë Olimpik Marsejës. Skamaka dhe Mbemba ishin autorët e golave të ndeshjes së sotme që në pjesën e parë.

roma bajer leverkusen atalanta marsejë liga e europës

Lini një Përgjigje