TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Shkurt 2026, 22:23

Nesër shansi i madh i Shqipërisë, Lara Colturi në kërkim të medaljes olimpike; 3 sportistet kuqezi gati për “Milano-Cortina”

Shkruar nga Pamfleti

Nesër shansi i madh i Shqipërisë, Lara Colturi në

E mërkura pritet të shënojë një moment historik për Shqipërinë në Lojërat Olimpike Dimërore. Për herë të parë, tre sportiste që përfaqësojnë ngjyrat kuqezi do të garojnë njëkohësisht në disiplinën “Slalom” të skive alpine.

Lara Colturi, Semire Dauti dhe Lisa Brunga do të zbresin në pistë në orën 10:00 për lëshimin e parë, ndërsa lëshimi i dytë është planifikuar në orën 13:30. Vëmendja kryesore e sportdashësve pritet të përqendrohet te Lara Colturi, e cila konsiderohet si një nga pretendentet për medalje.

Shpresat për një rezultat historik mbështeten edhe në formën e mirë që Colturi ka treguar këtë sezon. Në kampionatin botëror, ku garojnë të njëjtat skiatorë si në Lojërat Olimpike, ajo është ngjitur katër herë në podium në disiplinën “Slalom”.

Të dielën, Lara Colturi garoi në disiplinën “Slalomi Gjigand”, ku iu afrua medaljes. Në lëshimin e parë u rendit e katërta, ndërsa në të dytin ishte në garë për podium deri në metrat e fundit. Një gabim i vogël i kushtoi pozicione, duke e mbyllur garën në vendin e 16-të.

Ndërkohë, Deni Xhepa ka përfunduar tashmë garimin e tij në këto Lojëra. Ai u rendit i 34-ti në “Super Gjigand” dhe “Slalomin Gjigand”, ndërsa në disiplinën “Slalom” nuk arriti të kualifikohet. 22-vjeçari është sportisti i vetëm shqiptar që mori pjesë në tre gara të ndryshme në këtë edicion.

Garat e së mërkurës pritet të jenë një provë e rëndësishme për ekipin shqiptar, me pritshmëri të larta për një rezultat që do të hynte në historinë e sportit dimëror të vendit.

lara colturi semire dauti lisa brunga lojërat olimpike

Lini një Përgjigje