TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Maj 2025, 15:17

Napoli fitoi titullin e 4 kampion, mesfushori shqiptar nderohet me medalje pa luajtur asnjë minutë

Shkruar nga Pamfleti

Napoli fitoi titullin e 4 kampion, mesfushori shqiptar nderohet me medalje pa

Luis Hasa është një tjetër kampion shqiptar me Napolin bashkë me Rrahmanin. 21-vjeçari mori medalje si pjesa tjetër e skuadrës, edhe pse nuk luajti asnjë minutë me napolitanët këtë sezon.

Hasa u afrua te Napoli në janarin e këtij viti duke firmosur kontratë të vlefshme për katër vitet e ardhshme. Më parë ishte pjesë e Leçes, ndërsa kartoni i tij u ble për 500 mijë euro.

Për Hasën nuk kishte hapësira në skuadrën e Kontes, por qendroi gjatë gjithë kohës si alternativë në stol. Mesfushori shqiptar ka luajtur edhe me moshat e Italisë ndërkohë.

Mbrëmja e djeshme ishte festive për të gjithë skuadrën e Napolit. Me vetëm 1 pikë më tepër u kurorëzuan kampion duke lënë pas Interin.

Napoli fitoi titullin e 4 kampion, mesfushori shqiptar nderohet me medalje pa

luis hasa mesfushori shqiptar napoli

Lini një Përgjigje