TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Mars 2023, 21:20

Momente paniku dhe tmerri në Spanjë, lojtari kërkon të kthehet në lojë pasi qendroi 7 minuta pa shenja jete në fushë (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Momente paniku dhe tmerri në Spanjë, lojtari kërkon të

Momente paniku dhe tmerri në Spanjë, gjatë ndeshjes së Serisë C spanjolle mes Kordobës dhe Rejsing Ferrol. Në minutën e 11, me rezultatin 1-1, Dragisa Gudelj humbi ndjenjat në fushë.

Vëllai i mesfushorit të Sevijas, Nemanja, u shemb përtokë pas një ataku kardiak. Shokët e skuadrës, të tronditur, shpërthyen në lot kur e kuptuan situatën dhe mjekët u vërsulën me defibrilatorë.

I rianimuar për disa minuta, Gudejl më pas rimori vetëdijen e tentoi të ngrihej nga barela në momentin e futjes në ambulancë. Serbi tentoi të rikthehej në fushë, një përpjekje që, në mënyrë të qartë, iu mohua

“Lajmi i fundit që kemi është se Dragi është nën vëzhgim”, ka shkruar Kordoba në llogarinë e tij në Twitter. Mbrojtësi i majtë serb është në gjendje të qendrueshme në spital.

Analizat që iu nënshtrua Gudelj ishin një ekokardiogramë dhe elektrokardiogramë: të dyja me rezultate normale. Qendërmbrojtësi bardhejeshil, në krah të të cilit qendron i ati, është tashmë i vetëdijshëm. Serbi do të qendrojë nën vëzhgim në spitalin Reina Sofía nga 24 deri në 48 orë. Gjatë kësaj kohe, do të vazhdojë të jetë i vëzhguar dhe do të përsëriten edhe njëherë analizat për të zbuluar burimin e arrestit kardiak.

Sipas gazetës lokale Diario Kordoba, Gudelj mbeti i pajetë në fushë për shtatë minuta. Nisur nga situata dramatike, gjyqtari më pas vendosi të pezullojë përfundimisht ndeshjen.

 

dragisa gudelj kordoba rejsing ferrol

Lini një Përgjigje