TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Maj 2025, 19:07

Mirlind Daku protagonist absolut në Rusi, dopietë, gol i anuluar dhe penallti e humbur nga sulmuesi shqiptar (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Mirlind Daku protagonist absolut në Rusi, dopietë, gol i anuluar dhe

Mirlind Daku është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Rubin Kazan humbi në transfertë përballë Khimki. Sfida e vlefshme për javën e 29 të Premier Ligës ruse, përfundoi 3-2.

Megjithatë, Mirlind Daku ishte protagonisti absolut i kësaj sfide. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare shënoi dopietë për të tijtë. Ndërkohë që “bomberi” nga Gjilani shënoi dhe një gol të tretë, por u anulua për pozicion të parregullt. Gjithashtu, Daku humbi një penallti në minutën e 43.

Kështu, me këtë dopietë sulmuesi shqiptar shkon në kuotën e 14 të tillëve. Daku mban vendin e dytë, pasi të parin e mban Manfred Ugalde i Spartakut të Moskës me 16 gola.

 

 

 

mirlind daku sulmuesi shqiptar rubin kazan

Lini një Përgjigje