TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Maj 2025, 18:43

Jamal përballë Mesit, caktohet data kur do të luhet “Finalissima 2026” mes Spanjës dhe Argjentinës

Shkruar nga Pamfleti

Jamal përballë Mesit, caktohet data kur do të luhet

Konfederata e Futbollit e Amerikës së Jugut po punon fort për të bërë të mundur që të kemi një “Finalissima” mes kampiones së Europës dhe asaj së Amerikës Latine.

Mësohet se CONMEBOL ka organizuar një takim mes presidentit të Federatës Spanjolle të Futbollit dhe asaj të Federatës Argjentinase të Futbollit.

Rafael Luzan dhe Klaudio Tapia janë asistuar nga përfaqësuesi i UEFA-s, Xhorxho Marketi dhe nga sekretari i përgjithshëm i CONMEBOL, Hoze Manuel Astigarraga, për të gjetur vendin dhe caktuar datën e ndeshjes, e cila do të mbahet në marsin e vitit që vjen mes datës 23 dhe 31. Vendi ku do të luhet ende nuk është përcaktuar.

Argjentina, kampionia e botës në fuqi, është edhe fituesja e Finalissimas së fundit të luajtur në 2022 në “Wembley Stadium”, pasi mundi Italinë me shifrat 3-0.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

argjentina spanja

Lini një Përgjigje