
Milani ka fituar me rezultatin minimal 0-1, derbin përballë ‘armiqve’ të betuar, Interit. Goli i Pulisic i dha tre pikët të rëndësishme Milanit në luftën për titull.
Pjesa e parë nisi mirë për ‘ziklatrit’ të cilët dominuan si në mbajtjen e topit ashtu dhe në rastet për shënim. Pavarësisht se goditën shtyllën dy herë, fati nuk ishte me ta. Milani u tregua i kujdesshëm dhe arriti që ta mbyllte pjesën me rezultatin e bardhë 0-0.
Në pjesën e dytë gjërat do të ndryshonin dhe loja do të bëhej me hapur me Milanin që u bë kërkues dhe nisi të krijonte aksione të rrezikshme. Në minutën e 54-të, Pulisic do të shënonte goline avantazhit për Milanin dhe do të vuloste shifrat 0-1.
Me kalimin e minutave, Interi do të krijonte shanse, por më flagranti do të ishte ai i minutës së 70-të, ku Thuram do të fintonte një penallti e cila më pas do të humbej nga ana e Calhanoglus.
Pas kësaj, pavarësisht përpjekjeve të Interit asgjë nuk ndryshoi në minutat e mbetura, me Milanin që u fokusua që të mbronte rezultatin dhe tre pikët.
Me këtë fitore të Milaniti, situata në Seria A vijon të jetë tepër interesate me 5 vendet e para që mbeten në një garë të ngushtë për titullin. Milani me tre pikët e sotme ngjitet në vendin e dytë me 25 pikë, tre më pak se roma kryesuese, ndërsa Interi zbret në vendin e katërt me 24 pikë.
Lini një Përgjigje