TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Nëntor 2025, 18:50

Flamurtari dhe Tirana ndajnë pikët në duelin e mbijetesës, Partizani ndal Vllazninë në kryeqytet!

Shkruar nga Pamfleti

Flamurtari dhe Tirana ndajnë pikët në duelin e mbijetesës,

Java e 12-të e Abissnet Superiore u mbyll këtë të dielë me dy ndeshje që prodhuan rezultate identike. Partizani – Vllaznia dhe Flamurtari – Tirana u ndanë me nga një pikë pas shifrave 1-1.

Në “Arenën e Demave” në kryeqytet, Partizani arriti të ndalë hovin e Vllaznisë kryesuese. Vendasit kaluan në avantazh në fundin e pjesës së parë me golin e Rrok Tomës në minutat shtesë të 45-minutëshit të parë. Shkodranët reaguan në të dytën dhe gjetën barazimin në minutën e 59-të me ish-lojtarin e Partizanit, Esat Mala. Me këtë barazim të katërt në kampionat, kuqtë mbeten në vendin e shtatë, ndërsa Vllaznia nuk arriti të shkëputej e vetme në krye, duke përfituar nga ndalja e AF Elbasanit.

Në Vlorë, Flamurtari dhe Tirana ofruan një ndeshje të fortë dhe të luftuar. Vlonjatët kaluan të parët në epërsi në minutën e 39-të me Erald Maksutin. Pjesa e dytë i përkiti më shumë bardhebluve, që barazuan në të 75-ën me brazilianin Elton Junior, gol që erdhi nga jashtë zonës dhe u ndihmua nga devijimi i Markut. 1-1 përfundimisht, pikë e artë për të dyja skuadrat në një derbi të vërtetë mbijetese.

Pas 12 javëve, Vllaznia dhe AF Elbasani vijojnë të ndajnë vendin e parë me nga 24 pikë, të ndjekura nga Egnatia dhe Dinamo. Në fund të tabelës qëndrojnë Bylis, Flamurtari dhe Tirana.

 

1 Komente

  1. O
    Opionisti

    Flamutari Ballshi vora tirane dhe Teuta do shpëtojë kukesi Gjirokastra besa Lushnja Kastrioti tranjeri kukesi te iki te vi Orges shehu Adriatiku tranjeri do jete suleman starova Këlcyra tranjer do jete shkëlqim muca

    Lini një Përgjigje