TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Shtator 2024, 22:53

Liga e Kombeve/ Portugalia “fluturon” me CR900, Zvicra ‘tradhtohet’ nga Granit Xhaka; Spanja e nis me paqe

Shkruar nga Pamfleti

Liga e Kombeve/ Portugalia “fluturon” me CR900, Zvicra

Liga e Kombeve  zbriti sonte në fushë, teksa dhuroi emocione të mëdha në ndeshjet e para. Në Ligën A, vëmendja më e madhe ishte te supersfida Portugali-Kroaci, takim i mbyllur me fitoren e portugezëve me rezultatin 2-1. Dalot zhbllokoi shifrat në Lisbonë, ndërsa Ronaldo festoi golin e 900 në karrierë. Pak më vonë, Dalot bëri “Djallin” duke shkaktuar autogol.

Në Ligën A, Danimarka surprizoi Zvicrën duke e mposhtur 2-0. Këta të fundit u ndëshkuan me 2 kartonë të kuq, një ndër ta e mori Granit Xhaka. Spanja u shtang në transfertën e Serbisë duke barazuar 0-0. Ndërsa, në ndeshjen tjetër të Ligës A, Polonia dhe Skocia u kënaqën me nga 1 pikë duke barazuar me rezultatin 2-2.

Në Ligën C, Bjellorusia barazoi 0-0 me Bullgarinë. Sllovakia triumfoi në transfertën estoneze 1-0, ndërsa Irlanda e Veriut mposhti 2-0 Luksemburgun. Në sfidën e vetme të Ligës D, San Marino fitoi 1-0 ndaj Lihtenshtejnit.

 

 

 

portugalia zvicra kroacia span liga e kombeve

Lini një Përgjigje