TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Nëntor 2025, 15:42

La fushën mes lotësh dhe me barrelë, “The Sun”: A është ky fundi i Armando Brojës?

Shkruar nga Pamfleti

La fushën mes lotësh dhe me barrelë, “The Sun”: A

Kualifikimi për herë të parë në histori në fazën “play-off” të një Botërori u zbeh jo pak nga dëmtimi i Armando Brojës. Ndaj Anglisë, mes lotësh dhe me barelë, Broja doli nga fusha i dëmtuar, ndërsa më pas u largua edhe nga stadiumi në krahët e stafit mjekësor, pamje me të vërtetë trishtuese, por për fat të mirat, analizat e para mjekësore flasin për një dëmtim të lehtë në kavilje ku koha e rikuperimit mund të jetë më pak se një javë. Ky është një lehtësim për sulmuesin kuqezi, karriera e të cilit është vënë shpesh në pikëpyetje këtë periudhë për shkak të dëmtimeve të një pas njëshme.

Tabloidi i njohur anglez, “The Sun”, i ka kushtuar një artikull të plotë gjendjes së sulmuesit të Bërnlit, shoqëruar me një titull të fortë: “Torturë dëmtimesh. A është ky fundi Brojës?

“The Sun” vijon më tej shkrimin duke i bërë dhe një kronologji të plotë dëmtimeve të sulmuesit kuqezi ku më i rëndi ishte ai i vitit 2023 ku këputeni ligamentet e gjurit, dëmtimi më i rëndë për një futbollist, që e mbajti jashtë për afro 1 vit. Që nga ai moment dëmtimet kanë vijuar ta përndjekin sulmuesin shqiptar, i fundit ishte ky kundër Anglisë.

armando broja sulmuesi i kombëtares

Lini një Përgjigje