
Përfaqësuesja e Shqipërisë do të zbres në “aksion” mbrëmjen e nesërme kundër Gjibraltarit në një ndeshje miqësore. Një ndër dilemat më të mëdha të trajnerit Silvinjo korrospodon me pozitën e titullarit për numrin “9”. Në listën që është përpiluar, janë thirrur tre “bisha” goli, fjala është për Mirlind Dakun, Rei Manajn dhe Armando Brojën.
Ky i fundit edhe pse ka mungesë të theksuar minutazhi në këtë sezon të ri, ka treguar konsistencë në seancën e fundit përgatitore me Kombëtaren.
Në një video të postuar nga FSHF (Federata Shqiptare e Futbollit) në rrjetet sociale, Broja evidentohet në gjendje të mirë fizike. Por nëse i referohemi momentit më të mirë që po kalon në fazën ofensive, është padyshim Mirlind Daku (7 gola në 10 ndeshje). Manaj e ka gjetur këtë edicion vetëm në 1 rast golin në segmentin e dy prezencave.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje