TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Shtator 2025, 20:39

Kërkesa erdhi nga trajneri që ka punuar me disa futbollistë shqiptarë, mundësi e madhe për Ernest Muçin te Trabzonspori

Shkruar nga Pamfleti

Kërkesa erdhi nga trajneri që ka punuar me disa futbollistë

Ernest Muçi ka mundësinë e madhe, që të shpërthejë në Turqi. Huazimi te Trabzonspori u finalizua në ditët e fundit të merkatos, ndërsa ishte dëshirë e vetë trajnerit Fatih Teke.

48-vjeçari e kërkoi Muçin, ndërsa klubi ia doli të shtrëngojë duart me Beshiktashin. Fidan Aliti, Florent Hadërgjonaj, Valon Ethemi, Kristal Abazaj, Jetmir Topalli, Florian Loshaj, Sidrit Guri dhe Valmir Veliu, janë disa prej futbollistëve shqiptarë që kanë punuar më parë me trajnerin e Muçit.

Te Trabzonspori pritet të aktivizohet si fantazist, pa eksperimentuar me role të tjera. Me Beshiktashin duhet të sakrifikonte në krahët e sulmit. Po ashtu kishte humbur besimin, ndërsa klubi pretendon të arkëtojë sërish 10 milionë euro që shpenzoi për blerjen e kartonit nga Legia.

Huazimi u finalizua për 1 milion euro. Në fundin e sezonit, Trabzonspori gëzon edhe të drejtën e blerjes së kartonit.

ernest muçi sulmuesi shqiptar trabzonspor

Lini një Përgjigje