TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Tetor 2025, 20:53

Juventusi rikthehet te fitorja pas largimit të Tudor, Roma thyen Parmën në shtëpi

Shkruar nga Pamfleti

Juventusi rikthehet te fitorja pas largimit të Tudor, Roma thyen

Juventusi është rikthyer më në fund te fitorja, pas 5 javësh. Bardhezinjtë fituan 3-1 në “Allianz Stadium” ndaj Udinezes. Për bardhezinjtë e drejtuar nga trajneri i përkohshëm, Masimo Brambila, vendosi penalltia e shndërruar në gol nga Dushan Vlahoviç në minutën e 5. Sulmuesi serb e fitoi vetë penalltinë, pas një kontakti në zonë me Saba Goglishidze. Në fund të pjesës së parë, Nikolo Zaniolo barazoi shifrat për Udinezen. Federiko Gati i dha avantazhin Juventusit në minutën e 66, pasi shënoi me kokë pas krosimit të Kambiasos. Kenan Jilldiz vulosi fitoren 3-1 nga pika e bardhë e penalltisë në minutat e fundit shtesë, e fituar nga vetë fantazisti turk, pasi u pengua në zonë. Pas kësaj fitoreje, Juventusi ngjitet në vendin e 6 me 15 pikë.

Në “Olimpico”, Roma fitoi 2-1 ndaj Parmës, duke iu bashkëngjitur Napolit në krye me nga 21 pikë. Në minutën e 40, verdhekuqtë gjetën golin me Matias Shule. Argjentinasi shënoi me një goditje të bukur nga brenda zonës, pas një topi të kthyer mbrapsht nga mbrojtësit miq. Ndërhyri VAR dhe si përfundim goli u anulua për pozicion jashtë loje. Vendasit nuk ishin aspak dakord dhe protestuan, por më kot. Pjesa e parë u mbyll 0-0.

Në pjesën e dytë, verdhekuqtë shënuan dy herë. Hermoso zhbllokoi rezultatin në minutën e 63 duke shënuar me kokë, pas krosimit të Dibalës. Në minutën e 80, Dovbik dyfishoi shifrat. Parma ngushtoi shifrat me Çirçatin.

Komo fitoi 3-1 ndaj Veronës, duke u renditur në vendin e katërt momentalisht. Për ekipin e drejtuar nga Çesk Fabregas shënuan Duvikas në minutën e 9 , Posh në minutën e 62 dhe Vojvoda në minutën e 90+2′. Për miqtë barazoi përkohësisht shifrat Serdar në minutën e 25.

juventus komo roma udineze parma verona seria a

Lini një Përgjigje