
Pak minuta më parë, Milani ka zyrtarizuar transferimin e Ardon Jasharit nga Klub Bryzh për 39 milionë euro, bashkë me bonuset. Por, Ardon Jashari ndoshta nuk do jetë futbollisti i vetëm shqiptar te Milan.
“La Gazzetta dello Sport” raporton se drejtuesit e Milanit po punojnë për të transferuar një qendërmbrojtës, duke qenë të pasigurt për të ardhmen e Malik Çau.
Në këtë mënyrë, drejtuesit e Milanit po ndjekin tre emra për të forcuar qendrën e mbrojtjes: Pietro Komuzo i Fiorentinës, Xhovani Leoni i Parmës dhe Berat Gjimshiti i Atalantës.
Ndryshe nga dy emrat e parë të cilët janë të rinj dhe ka një lloj pasigurie nëse do arrinin të përshtateshin menjëherë te Milani, për Gjimshitin nuk ka kush dyshime duke ditur që është një mbrojtës me përvojë dhe eksperiencë dhe një nga më të mirët në Serinë A.
Gjimshiti është përfolur shpesh për një transferim te Milan, por me ardhjen e Igli Tares si drejtor sportiv, transferimi i tij mund të jetë më afër.
Lini një Përgjigje