TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Maj 2025, 18:19

Javën e ardhshme pritet të marrë postin e drejtorit sportiv të Milanit, koha kur Tare i shënonte 2 gola kuqezinjve në Serinë A (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Javën e ardhshme pritet të marrë postin e drejtorit sportiv

Igli Tare pritet që në ditët e ardhshme të finalizojë më në fund marrëveshjen e tij me Milanin për t’u bërë drejtori sportiv i kuqezinjve. Drejtuesi shqiptar ka kryqëzuar rrugët vazhdimisht në dy dekadat e fundit si drejtues te Lacio, por edhe si futbollist, kur vishte fanelën e Breshias, Bolonjës dhe pikërisht Lacios.

Në ato vite, Tare ka shijuar edhe shijen e golit në Serinë A pikërisht ndaj kuqezinjve. Më saktësisht në vitin 2001, ai i shënonte një dygolësh me fanelën e Breshias skuadrës Milanit që ishte në një nga momentet më të mira të historisë së saj.

Në pjesën e parë të ndeshjes mes Breshias dhe Milanit, ishte pikërisht ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare që i shënonte dy herë radhazi me kokë portierit Abiati, duke i dhënë avantazhin e dyfishtë skuadrës së tij që në ato vite kishte në përbërje edhe një emër të madh si Roberto Baxho, ndërsa drejtohej nga ikona e trajningut, Karlo Macone.

 

igli tare ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare milan

Lini një Përgjigje