TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Korrik 2025, 14:35

Igli Tare zbulon befasinë te Milani, rrëfen edhe si bindi Allegrin të rikthehet kuqezi

Shkruar nga Pamfleti

Igli Tare zbulon befasinë te Milani, rrëfen edhe si bindi Allegrin

Mes përgatitjeve verore dhe tratativave të merkatos, Milani i ri me Igli Taren si drejtor sportiv dhe Massimiliano Allegrin në pankinë, po hedh hapat e parë drejt një epoke të re.

Ish-drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka folur hapur për impaktin e parë në ambientin kuqezi, duke u shprehur i impresionuar nga struktura organizative e klubit. “Jam shumë i surprizuar nga organizimi i shoqërisë. Të gjithë kanë bërë gjithçka që unë dhe trajneri të punojmë në kushtet më të mira për të nisur projektin siç duhet. Por rruga për të bërë është ende e gjatë,” tha Tare gjatë një aktiviteti me sponsorët e klubit, shkruan A2 CNN.

Rikthimi i Allegrit në pankinën e Milanit, pas 11 vitesh largimi, shihet si një mesazh i qartë: skuadra kërkon kthesën pas një sezoni zhgënjyes. “Duhej një përgjigje e menjëhershme, një trajner me eksperiencë dhe fitues. Nuk kemi pasur dyshime. Unë dhe Giorgio shkuam në Lugano për të biseduar me Allegrin dhe brenda pak orësh kuptuam se ekzistonte sinergjia e duhur për të nisur këtë rrugëtim,” tregoi Tare.

Nga ana e tij, Massimiliano Allegri ka theksuar se suksesi i Milanit do të matet vetëm me rezultate. “Stërvitjet duken mirë, por të gjithë janë të mirë në korrik. Puna e vërtetë fillon kur nisin ndeshjet. E di që do të përballemi me vështirësi, por jemi të përgatitur. Është një emocion i madh të kthehem këtu, por respekti fitohet vetëm duke punuar me seriozitet dhe duke sjellë rezultate,” tha Allegri.

Lini një Përgjigje