
Sherifi i Tiraspolit mposhti me rezultatin 4-0 skuadrën e Prishtinës, në duelin e vlefshëm për raundin e parë të Ligës së Europës.
Interesant është fakti, se te skuadra moldave zbritën në fushë dy futbollistë shqiptarë. Bëhet fjalë për ish-sulmuesin e Elbasanit, Amarildo Gjoni, i cili e nisi ndeshjes si titullar, madje gjeti edhe rrugën e rrjetës në minutën e 58, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.
Në fushë gjithashtu për Sherifin e Tiraspolit, zbriti edhe ish-mesfushori i Dinamos, Alesio Mija, i cili u aktivizua në minutën e 84.
Golat për skuadrën e Sherifit i shënoi Bajala, që realizoi tripletë dhe Odede, që kompletoi “pokerin” në minutën e 79.
Kualifikimi mbetet një formalitet për skuadrën moldave, teksa dueli i kthimit do të luhet pas 1 jave në Prishtinë.
Lini një Përgjigje